Lajme

Finlanda e vendosur, data kur pritet të marrë vendim për t’u anëtarësuar në NATO

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 02 May 2022

Finlanda do të vendosë të aplikojë për anëtarësimin në NATO, më 12 maj. Lajmi është dhënë nga gazeta finlandeze Iltalehti, raporton Reuters.

Vendimi për t’iu bashkua aleancës së mbrojtjes do të kalojë në dy hapa, duke filluar me presidentin finlandez Sauli Niinisto i cili do të shpallë fillimisht miratimin e vendimit, dhe më pas grupet parlamentare do të japin verdiktin e tyre.

Prej fillimit të luftës ruse në Ukrainë, Finlanda dhe Suedia shprehën dëshirën për të aplikuar për t’u bërë pjesë e aleancës së NATO-s. Kërkesa e tyre u shoqërua me kërcënime nga Moska, duke hedhur pretendime se dy vendet mund ta pësonin njësoj si Ukraina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera