Lajme

Fillon takimi mes Osmanit dhe delegacionit nga Shtëpia e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 18 March 2022

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur delegacionin nga Shtëpia e Bardhë në Presidencën e Kosovës.

Në krye të delegacionit amerikan është Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare. Bashkë me të janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie./express

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera