Fokus

EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave

Autori: Ermirë Berisha 22:36 | 19 August 2022

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qeveria Kurti është fajtore për ngecjen e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi për emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, përmes mënyrave të ndryshme e ka ndaluar procesin e demarkacionit pas të cilit do të ndodhte liberalizimi i vizave.

“Kosova i ka plotësu kriteteret për liberalizimin të vizave që në vitin 2015-2016, por janë pikërisht këta politikanët që sot janë në udhëheqje të shtetit të cilët e kanë ngecë këtë proces, sepse ne jemi kanë në pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën për liberalizimin e vizave është pikërisht kryeministri jonë Albin Kurti i cili me gjithçka çka ka pas e ka ndalu procesin e demarkacionit me protesta me gaz lotsjellës dhe është kjo pengesa që ne sot e vuajmë pikërisht nga kryeministri edhe nga disa krerë të tjerë të shtetit që e kanë pengu procesin e liberalizmit të vizave”, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera