Lajme

“E shoqërojnë 150 persona”, mediat greke zbardhin detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 11 May 2024

Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombësit shqiptarë në Greqi.

Sipas burimeve nga mediat në Athinë, Policia greke po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të Ramës në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit, shkruan Euronews.al.

-Advertisement-

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

 

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

 

Rama ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, ku fton shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë Athinës të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi.

 

Në postimin e tij, Rama flet për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”.

 

Ftesa shoqërohet me një vizual me Akropolin dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera