Rozë

Dua Lipa edhe modele!

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 22 September 2017

Këngëtarja me origjinë shqiptare është në kulmin e karrierës së saj muzikore nga e cila shpërtheu me hitin e jashtëzakonshëm “New Rules”.

Edhe pse e angazhuar me koncerte dhe projekte të reja muzikore ajo ka vendosur të provojë edhe modelingun, i cili duhet theksuar se i përshtatet më së miri.

Së fundmi, Dua është bërë imazhi i koleksionit të ri të Patrizia Pepe. Linja e vjeshtës e quajtur “Bang Bang” sapo ka dalë në treg dhe askush nuk do ta përfaqësonte atë më denjësisht se Dua Lipa.

-Advertisement-

22-vjeçarja ka xhiruar një klip të shkurtër së bashku me model të tjerë të veshur me stilimet e reja të këtij koleksioni. Duan mund ta shihni duke modeluar, duke bërë xhiro me makinë dhe duke kënduar një kover të këngës së famshme të Nancy Sinatra e quajtur “Bang Bang”, ashtu si koleksioni i Patrizias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera