Donika Gërvalla paralajmëron hapa konkret për anëtarësim në NATO
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 07 March 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës e anëtarësim në NATO.
Duke raportuar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporës, kryediplomatja Donika Gërvalla paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të marrin vendim për formimin e një grupi që merret me anën teknike, politike dhe diplomatike për anëtarësim në NATO. Ndërkohë tha se Kosova është e gatshme për pranimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas.
“Në të gjitha format e mundshme diplomatike e kemi bërë të qartë se Kosova është e interesuar që Kosova të jetë sa më afër NATO-s dhe mundësisht të jetë anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Ne e dimë se ka disa shkallë të ndryshme që çojnë në anëtarësim të plotë të NATO-s, pra ato shkallë të ndryshme janë të përcaktuara në kohëra të tjera, pasi më datën 24 shkurt kemi hyrë në një epokë të re ne si Evropë”, tha ajo.
“Prandaj, unë nuk mund të premtoj se një gjë e tillë mund të ndodh, por unë mund të premtoj se do të punojmë fortë që të kapërcehen disa faza, të cilat kanë qenë të vetëkuptueshme deri më 24 shkurt dhe Kosovës t’i ofrohet mundësia për të qenë sa më afër NATO-s edhe nëse nuk i ofrohet mundësia për të qenë anëtare me të drejta të plota, minimumi që duhet të ndodhte me Kosovën është që së bashku me Suedinë, Finlandën, Austrinë dhe disa shtete të tjera që nuk janë anëtare të NATO-s të ndodhemi në tavolinën e dytë rreth NATO-s, por të jemi pjesë e tavolinës kur NATO bisedon për të ardhmen e Evropës dhe NATO-s. Kemi kërkuar nga Qeveria që të krijohet grupi që merret me anën teknike, politike dhe diplomatike të anëtarësimit tonë në mekanizma të ndryshëm të NATO-s”, tha tutje Gërvalla, përcjell ksp.
“Gjatë kësaj jave me siguri do të keni informacione se cilët hapa mendojmë t’i marrim. Ka zhvillime që na bëjnë optimistë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aty askush nuk mund të parashohë të ardhmen. Ne mund të parashohim vetëm pjesën tonë, çfarë po bëjmë ne që një gjë e tillë të jetë e mundur. Edhe aty jemi takuar disa institucione së bashku dhe kemi diskutuar cilat janë hapat. Ditën e enjte e presim për një vizitë nëse nuk ndodh diçka speciale, ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë”, tha ajo.
Të tjera
-
Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i...
-
Vizita në Velani, Fanë Rugova, Osmanit: Më vjen mirë që dini me e rujtë miqësinë me Amerikën
Presidentja Vjosa Osmani sot ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim R...
-
Vrā sja në ‘Bon Vivant’, 25 vjet burgim për dy të akuzuarit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Masar Gërdovin –...
-
Besnik Tahiri acarohet me Dimal Bashën: “Hiqmu qafe”, “a po më largohesh”
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
“Po festojmë”, deputetët e PDK’së mblidhen pas Kuvendit, publikojnë foto
Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në një lokal në...
-
Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”: Heroizmi i tyre u trashëgoftë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 24 majit të Batali...
-
Molliqaj kritikon Krasniqin dhe Abdixhikun: Po flirtojnë me pushtetin autoritar të Kurtit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhv...
-
Tahiri: 30 maji, dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Galuk Konjufca ia përmend përsëri Abelard Tahirit shpërndarjen e Kuvendit
Derisa Kuvendi i Kosovës po zhvillonte punimet gjatë ditës së enjte, kryetari...
-
Parashikimi i motit për këtë fundjavë
Këtë fundjavë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me die...
-
BQK anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Shtëpive të Kliringut të Pagesave
Banka Qendrore të Republikës së Kosovës njofton se zëvendësguvernatori, Darda...
-
Stano: BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës
Bashkimi Evropian nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësi...