Sport

Chiellini me fjalë të mëdha për Ibrahimovicin: “Armiku me i mirë”

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 February 2021

Kapiteni i Juventusit, Georgio Chiellini ka folur yllin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, duke e konsideruar atë si armikun e tij me të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë të dhënë gazetën e njohur franceze ‘So Foot’, ka zbuluar se ka miqësi të mirë me 39 vjeçarin.

“E respektoj shumë Zlatanin, ne e respektojmë njëri-tjetrin. Ne ishim shokë, në sezonin tim të parë tek Juvja. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, kurrë nuk bëra një hap pas në përballjen më të. Ai kishte një forcë të jashtëzakonshme fizike. U bë “armiku absolut”, kur ai u transferua tek Interi, më pas një “kundërshtar” i thjeshtë kur veshi fanellën e Milanin apo me ekipin kombëtar. “Armiku më i mirë” në karrierën time është pa dyshim Ibrahimovic”, ka deklaruar 36 vjeçari.

-Advertisement-

Chiellni vazhdon të jetë një ndër lojtarët kryesor tek ‘Zonja e Vjetër’, përkundër moshës së tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera