Fun & Video

Bimë kanabisi gjenden në oborrin e parlamentit të Japonisë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 22 June 2018

Bimë kanabisi janë gjetur duke u rritur në oborrin e parlamentit japonez në Tokio.

Japonia ka ligjin e rreptë kundër drogave dhe posedimit të tyre që mund të ketë dënim me burgim deri në pesë vjet.

Katër bimë kanabisi janë nxjerrë pasi janë zbuluar nga një vizitor. BBC raporton se ende nuk është e qartë se si kanë mbirë, transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Një zyrtar i parlamentit ka thënë se farat e kanabisit ka mundur t’i sjell era ose ndonjë shpend.

Do të ketë edhe një vizitë e zyrtarëve kundër drogës për t’u siguruar se bimët nuk do të dalin më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera