Fun & Video

Çfarë kanë menduar ndërtuesit me këto veprime?

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 06 March 2024

Disa fotografi të publikuara nga Cheezburger.com, shfaqen gabimet “trashanike” që janë bërë gjatë ndërtimit të objekteve të ndryshme.

Fotografitë janë shkrepur në vende të ndryshme të botës, ku shihen gabimet e lëshuara gjatë ndërtimit.

Në një fotografi shihen shkallët e ndërtuara që çojnë drejt një objekti, por që në fund të shkallëve nuk ka derë për t’u futur në këtë objekt.

-Advertisement-

Në një tjetër, dritarja ishte vendosur pranë një muri i cili e pengonte përdoruesin potencial të dritares që të shoh jashtë.

Ajo çfarë bie më së shumti në sy është një derë e punuar në katin e dytë të një shtëpie, e cila nëse hapet mund të jetë veprim fatal – pasi para saj nuk ka shkallë fare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera