Fun & Video

Milionat që hidhen në fontanën e Romës nga turistët: Sa para grumbullohen gjatë një viti, si mblidhen dhe për çfarë kauze shkojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 08 February 2024

Nëse keni vizituar ndonjëherë Romën keni mundur ta shihni edhe fontanën e famshme Di Trevi të kryeqytetit italian, ku turistët hedhin monedha në këmbim të një ‘dëshire’.

Çdo vit, rreth 1.5 milion euro përfundojnë në fontanën e këtij monumenti spektokolar që daton nga shekulli i 18-të.

Por, ku shkojnë këto para?

-Advertisement-

Disa herë në vit, autoritetet italiane dërgojnë një ekip të posaçëm për të mbledhur këto para. Me metoda të shumta, ata i nxjerrin këto para nga fontana dhe pastaj i vendosin në qese me vëzhgimin e policisë.

Paratë e mbledhura nga fontana Di Trevi dhurohen më pas për një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë. Këto të holla kanë qenë shtysë e madhe për organizatën dhe përbëjnë 15 për qind të buxhetit vjetor.

Grupi gjithashtu financon aktivitete të tjera bamirëse, përfshirë edhe financimin e strehimoreve.

Por, pse i hedhin?

Legjenda thotë se në rast se hidhni para me dorën e djathë mbi të majtën, atëherë do të keni fat dhe një ditë do të ktheheni në Romë.

@livevirtualguide When is the Trevi fountain cleaned? ⤵️ The cleaning of the fountain takes place twice a week, on Mondays and Fridays. This cleaning is quicker and it includes the collection of the coins. It starts at 8AM and it takes a couple of hours. Once every two weeks (on Mondays) there is a complete cleaning. The fountain is emptied of the water, cleaned off the vegetation that grows on it and disinfected. Have you ever wondered how such fountains are kept so white and clean? 😉 #rome #rometours #rometourguide #romeitalytravel #rometraveltips #thingstoseeinrome #italy #romeplaces #rometrips #romethingstodo #rometravelers #thingstodoinrome #rometravelguide #romeitaly #whatitalyis #hiddengems ♬ original sound – Live Virtual Guide | Rome

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera