Fun & Video

Kali iku nga stalla dhe përfundoi në stacionin hekurudhor të Sydneyt: Priti me mirësjellje trenin pas vijës së verdhë

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 13 April 2024

Një skenë e pabesueshme është regjistruar në një stacion treni në Sydney.

Një kalë gare u shfaq në platformë ndërsa pasagjerët e tronditur largoheshin nga rruga e tij.

Zyrtarët thonë se ai u arratis nga një hambar aty pranë dhe kërkoi strehim nga shiu.

-Advertisement-

Videoja tregon kafshën që endet nëpër stacion, dhe më pas me mirësjellje “pret” trenin pas vijës së verdhë.

Incidenti u regjistrua më 5 prill, pak para mesnatës, raporton The Sydney Morning Herald.

“Ai eci përgjatë platformës dhe pa sukses u përpoq të hipte në tren. Në fund i çorientuar ka arritur te parkingu ku e ka gjetur pronari”, kanë thënë me shaka përfaqësues të hekurudhës lokale.

Me të njëjtin ton shtohet se autoritetet nuk do të marrin masa të mëtejshme, pasi kali “thjesht bënte shaka”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera