Fun & Video

Burri denoncon veten se ‘po drejton i dehur makinën’ në Angli (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 14 February 2024

Një shofer është arrestuar dje në Knaresborough në veri të Anglisë pasi thirri numrin e emergjencës 999 dhe oficerët zbuluan se ishte tre herë më shumë se limiti i lejuar i alkoolit.

Policia e kontesë së Yorkshire thanë se morën telefonatën pak pas mesditës nga një burrë që thoshte se “po drejton mjetin i dehur dhe se nuk dinte çfarë ishte duke bërë”.

Burri rreth 50-vjeç tha në telefonatë se ishte në zonën e Knaresborough dhe se kishte kaluar një fundjavë të vështirë, sipas policisë.

-Advertisement-

Oficerët e lokalizuan atë në një furgon të zi dhe pasi e ndaluan e arrestuan kur panë se ishte tre herë mbi limitin e lejuar të alkoolit.

Testi i momentit për alkool tregonte se shoferi ishte në nivel 118; kur limiti i përqindjes së alkoolit në Britani është 35 mikrogramë për çdo 100 mililitra frymë. Në Skoci limiti është vendosur në 22 mikrogramë.

Duke informuar për incidentin në rrjetet sociale, policia e Yorkshire tha: “Burri thërret policinë dhe thotë se ai vetë është duke drejtuar i dehur. Nuk ndodh çdo ditë që një i dyshuar për drejtim në gjendje të intoksikuar, të denoncojë veten e tij.”

Një incident i ngjashëm u raportua në SHBA në mars kur një shofer thërriti policinë për të denoncuar duke që po drejtonte në korsinë e gabuar, pa e kuptuar se ishte vetë në drejtimin e gabuar të rrugës, shkruan The Guardian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera