Sport

Bekim Isufi flet para përballjes me Malmon

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 09 July 2018

Drita ditën e nesërme e pret kampionin e Suedisë, Malmo FF, në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:45.

Ky takim është në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka thënë për KTV se po i bëjnë përgaditjet e duhur si dhe atmosfera brenda skuadrës është e mirë.

-Advertisement-

Jemi duke bërë përgaditjet të cilat mendojmë se janë të duhura kundër Malmos. Atmosfera brenda lojtarëve është e mirë kshtuqë mezi presim ta përfaqsojmësa më mirë, ndoshta njëndeshje shumë e rëndësishme një ndeshje historike që secili i’a din vlerën. Kemi respekt për kundërshtarin në bazë të kualitetit, përvojës dhe traditës por ne kurrë në asnjë ndeshje ndaj asnjë kundërshtari nuk shkojm me flamur të bardhë. Ne e dim forcën e kundërshtarit, jemi realista kshtuqë ne do të shkojmë ato hapsira ato mundësi që do të na jepen ndaj një kundërshtari si Malmo ti shfrytëzojmë.” tha Isufi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera