Lajme

As Albulena Haxhiu nuk tregon nëse janë rigjetur mostrat e Deharit: Është në duar të Prokurorisë Speciale

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 14 March 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga mediat që për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, t’i drejtohen Prokurorisë Speciale.

Sipas saj përgjigja për këtë pyetje është në përgjegjësinë dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale dhe se MD-ja tashmë është përgjigjur.

“Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra Është në duar të Prokurorisë Speciale”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti kur është pyetur për mostrat e Deharit, ka thënë se “Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera