Lajme

​Arrestohet një person pasi therri me thikë një të mitur

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 16 December 2022

Të enjten në mbrëmje rreth orës 18 :30, një person është lënduar me thikë i cili edhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.

“Mbrëmë rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, i cili kishte pësuar lëndime trupore që dyshohet të jenë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë ( thikë).

-Advertisement-

Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.

Personi i arrestuar:

1. G.O, mashkull, i mitur

pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera