Lajme

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 12 January 2023

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 05.01.2023, në rrugën “Rasim Hashani”, në Obiliq, ku pas një përleshje, nga një mjet i mprehtë (thikë), ka mbetur i lënduar një person.

Sipas policisë i dyshuari është dorëzuar.

“Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot  personi i dyshuar  mashkull i mitur,  të dorëzohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që personit të parë të arrestuar ( me 6 janar 2023), po për të njëjtën vepër i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera