Lajme

Aliu e realizon shpejt premtimin, i ndan nga 100 euro për nënat lehona!

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 02 June 2022

Nënat lehona në komunën e Shtimes do t’i gëzojnë për herë të parë nga 100 euro.

Propozimi i kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu u miratua edhe nga Kuvendi Komunal.

Sipas njoftimit, pagesa do të bëhet në mënyrë retrokative për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

-Advertisement-

“Me propozim të Kryetarit Qemajl Aliu, Shtimja bëhet komuna që ndanë 100 euro për nënat lehona.

Pagesa do të bëhet në mënyrë retrokative për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022.

Këtë politikë progresiste të nivelit qendror po e ndjek edhe qeverisja zhvillimore e Qemajl Aliut në Shtime sepse jemi zotuar që kudo që qeverisim si Lëvizje VETËVENDOSJE! do i shtojmë mundësitë e barabarta, do t’i fuqizojmë pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë, dhe do ta rrisim mirëqenien për të gjithë”, thuhet në njoftimin e LVV-së

Kurse, kryetari Aliu tha se do të angazhohet që të ketë rritje të këtyre mjeteve.

Për mënyrën e aplikimit pritet të njoftojnë nga komuna në ditët në vijim.

“Shtesa prej 100€ për Nënat Lehona, ishte zotim i yni nga programi qeverisës tashmë i përmbushur.

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve që u shënua sot, është data ideale për ta dhënë këtë lajm për nënat me fëmijët e sapolindur. Këto mjete do të jepen në mënyrë retroaktive, për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022 dhe për procedurat e aplikimit do ju njoftojmë me kohë.

Ne do mbesim të angazhuar për rritje të këtyre mjeteve, në kuadër të buxhetit që do ta hartojmë si qeverisje e re komunale, sepse jemi të vetëdijshëm për nevojat e prindërimit”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera