Kosova bëhet me qendër për Astronomi (Video)
Autori: Xhejlane Kaçiu 15:00 | 05 February 2019
Lënda e Astronomisë që mësohet nëpër shkollat e mesme në Kosovë do ta ketë edhe vendin për praktikë.
Qendra e parë shkencore e kërkimore në fushën e Astronomisë do të ndërtohet në Rashicë të Komunës së Shtimes, vend ky me kushte të volitshme për vrojtime qiellore.
Ky projekt do të subvencionohet me 236,568.76 euro pasi Kuvendi i Kosovës në mënyrë unanime votoi pro amendamentit për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.
Parcelën për ndërtimin e këtij objekti e ka dhënë si donacion profesori i Astronomisë dhe Fizikës Milaim Rushiti.
Rushiti për gazetën inFokus ka shpjeguar funksionin e këtij objekti.
“Observatori është kupolë lëvizëse 360°, e cila hapet dhe brenda saj vendoset teleskopi në mënyrë vertikale për të mundësuar vëzhgimin e qiellit, ndërsa palentariumi është një gjysmë kupole në formë të sferës ku në të mund ta projektojmë qiellin njëjtë sikurse shihet si gjysmësferë”, shpjegoi Rushiti.
Ky projekt është njëri ndër rezultatet e punës së palodhshme të Pranvera Hysenit, drejtueses së organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” e cila ka për qëllim aktivitetin popullarizues të Astronomisë në Kosovë.
Kjo organizatë u themelua me 10 janar 2015 dhe ka shtrirje në tërë Kosovën, ndërsa përmes kësaj organizate, Hyseni ka vizituar dy herë qendrat kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta inFokus.
“Përpjekjet tona për popullarizimin e Astronomisë përgjatë gjithë këtyre viteve, u shpërblyen nga Kuvendi Kosovës. Me aprovimin e amandamentit për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, vendit tonë iu është hapur një derë e re drejt Universit” ka thënë Hyseni.
Për pajisjen e cila do të vendoset në Observator ka folur profesori, Milaim Rushiti.
“Për aparaturën që do të vendoset aty do t’i kemi donacion nga SHBA-të, teleskopin nga Celestron” tregoi Rushiti për gazetën inFokus.
Pranvera Hyseni është shpërblyer nga SHBA me çmimin “24 Under 24”, i cili ndahet për të rinjtë që arrijnë të bëjnë ndryshimin në botë dhe si rezultat një asteroid ka marrë emrin Pranvera Hyseni nga Minor Planet Center në Universitetin e Harvardit.
Për gazetën inFokus, Hyseni dha detaje të aparaturave të nevojshme, të cilat tashmë janë marrë si donacion nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Theksojmë se teleskopin që do ta instalojmë në observatorin e parë në Kosovë, do të jetë një teleskop me aparaturë 14 inç dhuruar nga kompania Celestron. Nga SHBA-të kemi gjithashtu donacion projektorin për Planetarium” tregoi Hyseni për gazetën inFokus.
E gjithçka rreth këtij projekti nisi me kontaktin e kompanisë Ariani për projektin, për të vazhduar me propozimin te deputetja Arbërie Nagavci e cila propozoi amendamentin për ndërtimin e kësaj qendre, që gjeti përkrahjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit për subvencionimin e këtij projekti. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...
-
Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme. ...
-
Një ekip i FSK-së po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize, ministri Maqedonci publikon fotografi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi të një ekipi...
-
Deklarata e përbashkët kino-franceze mbi situatën e Lindjes së Mesme
Me ftesën e presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron, presidenti i ...
-
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Tahiri: Qeveria duhet të jetë e mençur
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rr...
-
Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda
Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (K...
-
Gjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut
Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri ...
-
Trἀgjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna
Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arra...
-
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë eur...
-
Kryeministri Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më ...
-
Policia në Pejë sekuestron 40 motoçikleta
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklis...