Lajme

Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 07 May 2024

Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 247-të të mbajtur të hënën ka vendosur që anëtarëve joprokurorë të Këshillit t’iu takojë paga e prokurorit të Departamentit të Krimeve të Renda.

Fillimisht, tre prej anëtarëve nuk more fare pjesë në votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-kryesuesi, tashme anëtari Jetish Maloku u shpreh se arsyeja se pse nuk mori pjesë në votim ishte se nuk e kishte të qartë, pasi kryesuesi Ardian Hajdaraj kishte futur si pikë aktin e dorëheqjes nga anëtari joprokuror, Visar Krasniqi.

-Advertisement-

Kryesuesi Hajdaraj, tha se ajo është pikë e ndarë e rendit të ditës, dhe se fillimisht do vendosin për pagën e gjithë anëtareve joprokurorë dhe kjo nuk është arsye për mos marrë pjesë në votim.

Këshilli shkoi për rreth 5 minuta në diskutim të mbyllur, dhe pasi u kthye me votim ku edhe u plotësua korumi për ta kaluar ketë vendim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera