Sport

Ronaldo – Neymar, a mund të luajnë në të njëjtën skuadër?

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 15 March 2018

Ndjenja se Real Madrid dhe Neymar janë të destinuar për t’u bashkuar tani ose më vonë, po përhapet çdo ditë e më shumë, jo vetëm në mesin e mbështetësve të Los Blancos, por në të gjithë botën e futbollit, shkruan infokusi.

E vetmja gjë e panjohur është nëse lojtari, të cilin e dëshiron Florentino Perez, do të arrijë këtë verë te Reali. Kur babai i lojtarit i kontaktoi gjigantët spanjollë për të ofruar mundësinë për të nënshkruar me Neymar, skuadra nga Madridi ka pasur një situatë shumë më ndryshe nga ajo që ka tani.

Kthehemi në fillim të dhjetorit, kur Los Blancos ishin përballur me një betejë të vështirë në LaLiga, ata gjithashtu kishin përfunduar në vendin e dytë në grupin e Ligës së Kampionëve dhe po përgatiteshin për Kupën e Botës së Klubeve.

-Advertisement-

Karim Benzema po refuzohej vazhdimisht nga tifozët,  Gareth Bale ishte jashtë fushave për shkak të një lëndimi dhe Cristiano Ronaldo kishte formën më të keqe në gjithë karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll.

Ylli portugez kishte shënuar vetëm dy gola në 10 ndeshje në ligë, ndërsa nëntë  në Ligën e Kampionëve. Ai ishte i zhgënjyer për shkak të zgjatjes së kontratës dhe konsiderohej seriozisht largimi i tij në fund të sezonit 2017/18.

Kjo ishte diçka që, edhe pse klubi nuk do ta pranonte kurrë, nuk shihej si një katastrofë në Madrid. Plani ishte i qartë, edhe pse në moshën 33-vjeçare dhe me një rënie të konsiderueshme të shënimit të golave​, një Cristiano Ronaldo i zhgënjyer në masë të madhe këmbënguli se dëshironte të largohej. Në këtë rast skuadra do ta lejonte pasi Neymar shihej si transferim i mundshëm.

Me Bale dhe Benzema , ishte një ndjenjë  se braziliani ishte kandidati më i mirë i mundshëm për të zëvendësuar Cristianon në Madrid.

Mirëpo në vitin 2018 gjërat ndryshuan, pasi CR7 shënoi  17 gola në 12 ndeshje në 2018 me një mesatare  prej 1.41 gola për ndeshje.  Si e tillë, situata ka ndryshuar. Nëse ai është 30 vjeç oseedhe më shumë,  Real Madrid do të ndryshojë kontratën e tij, thjesht sepse ekipi varet nga ai dhe do të bëjnë për aq kohë sa ai do të vazhdoj në këtë nivel.

Pyetja është se si dy superyje si Ronaldo dhe Neymar mund të bashkpunojnë nëse nënshkrimi i brazilianës do të arrihet në verë. Nga pikëpamja ekonomike, dy lojtarë që fitojnë më shumë se 35 milionë euro,  janë një rrezik i madh për faturën e përgjithshme të pagave në klub.

Nga ana e futbollit, nuk ka mospërputhje. Neymar është një asistues dhe Ronaldo është një golashënues. Është e vështirë të imagjinohet Neymar duke pranuar një rol sekondar si ai që e kishte në Barcelonë me Lionel Messin. Ndërsa për Ronaldon, nuk është e vështirë të imagjinohet që ai të marrë një rol të tillë, është thjesht e pamundur. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera