Serbi-Rusi, gjysmëfinalja e dytë në Eurobasket
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 14 September 2017
Serbi-Rusi do të jetë gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Evropian të basketbollit për meshkuj.
Skuadra ballkanase e drejtuar nga Sasha Djordjevic eliminoi me lehtësi në çerekfinale Italinë, teksa e mposhti me rezultatin 83-67. Italia rezistoi vetëm në periodën e parë, që u mbyll 18-17 për Serbinë, e cila që nga perioda e dytë mori kontrollin e plotë të ndeshjes, kjo edhe falë lojës së mirë nën tabelë të basketbollistëve të saj.
Më i miri në parket për skuadrën serbe ishte Bogdan Bogdanovic, i cili e mbylli këtë sfidë me 22 pikë, 6 topa në tabelë dhe 4 asist. Serbinë tani e pret një sfidë akoma më e vështirë, ajo me Rusinë.
Kjo e fundit u tremb jo pak nga Greqia, që e kishte bërë surprizën e parë duke eliminuar Lituaninë. Në fillim ishte skuadra helene ajo që dominoi në parket kundrejt rusëve, madje në një moment të sfidës ajo e çoi avantazhin kundrejt skuadrës ruse në +10 pikë (49-39). Por Rusia filloi pak nga pak të marrë frenat e lojës në dorë dhe kjo falë Shved, i cili shpërtheu në periodën e tretë duke shënuar 17 pikë, për të ndihmuar Rusinë që me rezultatin e pjesshëm 19-4 të marrë avantazhin, për ta mbyllur më pas sfidën 74-69 dhe të jetë mes 4 skuadrave më të mira të Evropës, gjë që i mungonte që nga viti 2011
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...