Fokus

Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 05 November 2026

Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të karrigeve statike, të cilat ishin paraparë të përdoreshin në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë, shkruan Gazeta Infokus

Sipas dokumentit, vendimi për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit është marrë më 4 nëntor 2026. Në tender kishin marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht se ceremonia e diplomimit, e paraparë të mbahej më 30 tetor, ishte shtyrë për një javë për shkak se institucionet përgjegjëse nuk kishin arritur t’i siguronin me kohë uniformat për kadetët.

-Advertisement-

Si arsye për anulimin, Policia e Kosovës ka përzgjedhur dispozitën sipas së cilës një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit. Megjithatë, në njoftim nuk jepen detaje shtesë për arsyet konkrete të këtij vendimi.

Ndërkohë, ceremonia e diplomimit të 412 kadetëve të gjeneratës së 63-të pritet të mbahet të premten, më 6 nëntor, në orën 16:30.

Kjo ceremoni fillimisht ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.

Po ashtu, gjatë kësaj jave për shkak të mungesës së kapelave, zyrtarëve policorë u ishte kërkuar që t’i huazonin ato për kadetët, në mënyrë që të përdoreshin gjatë ceremonisë.

Anulimi i tenderit për karriget vjen vetëm një ditë para ceremonisë së paralajmëruar të diplomimit./Gazeta Infokus

B10-Njoftimi-per-anulimin-e-aktivitetit-te-prokurimit

Pas uniformave e kapelave, nuk arrijnë ta sigurojnë as të gjithë sallën – Kadetëve u kërkohet të marrin vetëm nga dy familjarë në diplomim

SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta

Urime, pas një dështimi, shteti siguron uniformat për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, ceremonia të premten

 

Shteti nuk iu siguroi uniformat – shtyhet diplomimi i kadetëve të policisë së Kosovës

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy