Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 05 November 2026
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me homologun e tij zviceran, këshilltarin federal të Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis.
Pas takimit, Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se ekzistojnë mundësi për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ai ka theksuar se Zvicra ka qenë partnere e palëkundur e Kosovës që nga njohja e pavarësisë më 27 shkurt 2008.
“Ne e çmojmë thellësisht këtë miqësi dhe besimin që e karakterizon partneritetin tonë”, ka deklaruar Konjufca, shkruan “ekonomiaonline”.
Kryediplomati kosovar ka veçuar edhe rolin e diasporës kosovare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Sot, mërgata e Kosovës në Zvicër është shumë më tepër sesa vetëm një urë lidhëse ndërmjet dy vendeve tona. Ajo është pjesë e pandashme e historisë sonë që e ndajmë. Ajo e ruan gjuhën, kulturën tonë dhe traditat, ndërsa njëkohësisht kontribuon në shoqërinë ku jeton, e ku është integruar kënaqshëm në aspektin shoqëror, kulturor dhe qytetar. Si Kosovë, jemi mirënjohës ndaj Zvicrës për mikpritjen, mundësitë dhe mbështetjen që ua ka dhënë bashkëkombëtarëve tanë”, ka thënë ai.
Gjatë takimit, sipas Konjufcës, është diskutuar edhe për programin zviceran të bashkëpunimit për periudhën 2026–2029, si dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në bashkëpunimin zhvillimor, dialogun politik, tregtinë, investimet, arsimin dhe inovacionin.
Ai ka vlerësuar se hyrja në fuqi e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s krijon mundësi të reja për bizneset dhe bashkëpunimin ekonomik.
Konjufca ka falënderuar Zvicrën edhe për mbështetjen ndaj rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht për përkrahjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, teksa ka thënë se pret “padyshim mbështetjen e Zvicrës në fazat e mëtejme të anëtarësimit tonë të plotë në Këshillin e Evropës”.
Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të Zvicrës për paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke veçuar angazhimin e kontingjentit zviceran Swisscoy në kuadër të KFOR-it

T� tjera
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...
-
Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen ...
-
“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti: Mos e politizoni
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shën...
































