Lajme

Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 05 November 2026

Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet lokale, është emëruar në një pozitë diplomatike në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg të Francës.

Siç ka raportuar gazeta Nacionale, Mehmeti është caktuar në pozitën e Sekretares së Parë, me gradë diplomatike të së njëjtës kategori.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ajo do ta ushtrojë këtë detyrë për një mandat katërvjeçar.

-Advertisement-

Në vendim thuhet se Mehmeti ka filluar ushtrimin e detyrës më 2 tetor.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy