Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi
Autori: Gazeta inFokus
12:10 | 05 November 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në 10-vjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.
Kurti ka kujtuar Deharin, duke thënë se një dekadë pas vdekjes së tij, ende mungojnë e vërteta dhe drejtësia për rastin.
“10 vjet pa Astritin janë shumë, janë tepër shumë për familjen, për VV-në, për të gjithë ne që e njohëm e bashkëpunuam me të, por janë edhe shumë për Republikën e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, sepse mungon edhe e vërteta e mbytjes së tij dhe drejtësia për të”, deklaroi Kurti për mediat.
Ai ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është trajtuar rasti ndër vite, duke theksuar se deri më tani askush nuk është akuzuar apo dënuar për vdekjen e Deharit.
“10 vjet më vonë ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit, pesë prokurorë janë ndërruar përgjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij, të shtunën e 5 nëntorit 2016, institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë së asaj kohe ishin nxituar të japin konstatime para hetimeve”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes ka shtuar se mungesa e përgjegjësisë vazhdon ta rëndojë këtë rast, duke ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e së vërtetës.
“Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të dhe si institucione, si zyrtarë shteti, si qytetarë republike jemi më shumë se të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë, në mënyrë që edhe të zbardhet e vërteta edhe të vihet në vend drejtësia”, tha shefi i qeverisë.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

T� tjera
-
Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisës...
-
Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vrarë
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se pret që Prokuroria Spe...
-
Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Astrit Deharin n...
-
“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh
Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka shprehur pakënaqësinë për zvarritjen...
-
Aktivistet duan të flasin me Kurtin, mbrojtja e tij i largon nga salla
Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist janë detyruar të largo...
-
“Më tregonte video inti*me dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë, publikohen detaje të reja nga rasti
Janë publikuar detaje të reja nga hetimet për rastin e rëndë në Pejë, ku një ...
-
‘‘Historia nuk mund të burgoset’’, te ambasada gjermane dhe franceze vendosen grafite për ish-krerët e UÇK’së
Sot janë bërë gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaç...
-
Kryeprokurori Gashi takon prote*stuesit: Po ndërmarrim të gjitha veprimet për rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli,...
-
Avni Dehari: 10 vjet janë shumë për t’u zbardhur drejtësia, është torturë për ne si familje
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka folur për dhimbjen dhe pritjen e gjat...
-
Albin Kurti: Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të...
-
Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?
Me demokratët në pushtet, Trump mund të jetë nën rrethim dhe të humbasë domin...
-
Çitaku: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët nuk do t’i lëmë kurrë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhi...



































