Çitaku: Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykimi me 81 vjet burgim i papranueshëm
Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 05 November 2026
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e gjashtëvjetorit të shkuarjes në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se gjashtë vjet nga largimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga familjet dhe vendi, aktgjykimi i shkallës së parë, me gjithsej 81 vjet burgim, është i padrejtë dhe i papranueshëm.
“Sot bëhen gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjashtë vjet larg familjeve, lirisë dhe vendit për të cilin dhanë gjithçka. Aktgjykimi i shkallës së parë, me gjithsej 81 vjet burgim, është për ta thellësisht i padrejtë, ndërsa për ne krejtësisht i papranueshëm. E kundërshtojmë fuqishëm, sepse bie ndesh me provat, me standardet e një gjykimi të drejtë dhe me të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Çitaku.
Tutje ajo tha se në këtë proces nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër çlirimtarë, por vetë historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë.
“Por historia jonë nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë. Dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim! Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i sakrificës së një populli të tërë, i luftës së shenjtë të UÇK-së dhe i mbështetjes vendimtare të aleatëve tanë, SHBA-së, vendeve evropiane dhe NATO-s. Sot është koha që Republika e Kosovës t’i dalë zot historisë së vet dhe çlirimtarëve të saj”, u shpreh ajo.
Çitaku tha se janë duke punuar për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe më të qëndrueshme juridike për çlirimtarët tanë.
“Angazhimi i përbashkët shtetëror, përtej dallimeve partiake, për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik, është në funksion të kësaj mbrojtjeje. Paralelisht, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe më të qëndrueshme juridike për çlirimtarët tanë. Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi! Dhe nuk do të lejojmë që një aktgjykim ta shtrembërojë historinë e një populli që luftoi për liri”, ka shkruar ajo.

T� tjera
-
Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para o...
-
Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, merr pjesë edhe Maqedonci në ceremoninë zyrtare
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimi...
-
I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngrit...
-
Kërçeli i reagon Ramës: Nuk është faji i askujt që drejtorët po të intervistohen, një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro?!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar ashpër kryetarit...
-
“Era Mafi Energjetike!”, Ymeri: 27.6 milionë euro kosto e rrymës vetëm gjatë shtatorit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar li...
-
Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur ne Ferizaj
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i c...
-
Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve ...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar në lo...
-
“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë konferencë për media. Sipas...
-
10-vjetori i vde*kjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor,...
-
Punime në rrjet, KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për sigur...
-
6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës...

































