“Më tregonte video inti*me dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë, publikohen detaje të reja nga rasti
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 05 November 2026
Janë publikuar detaje të reja nga hetimet për rastin e rëndë në Pejë, ku një 46-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 13-vjeçare.
Sipas raportit policor, i dyshuari është P.G., i cili ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.
Vajza e tyre e mitur, sipas informatave të pranuara nga Policia, qëndronte herë pas here te babai.
Pikërisht gjatë këtyre qëndrimeve dyshohet se kanë ndodhur ngacmimet seksuale.
Raporti, të cilin e ka siguruar Insajderi, tregon se Policia kishte pranuar më 2 nëntor një raport, të datës 27 tetor 2026, me informacione për dyshimet ndaj 46-vjeçarit.
Sipas këtyre informatave, ai dyshohet se vajzës i shfaqte video me përmbajtje pornografike. Po ashtu, në raport përmenden dyshime se i njëjti kishte ngacmuar edhe shoqet e vajzës së mitur.
Rasti ishte ngritur edhe pas shqetësimeve të shprehura nga 13-vjeçarja gjatë seancave me psikologen e shkollës, ku e mitura vijonte mësimet.
Sipas raportit policor, gjatë bisedave me psikologen, e mitura kishte shprehur shqetësime lidhur me disa situata në ambientin familjar.
Pas pranimit të informatave, hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimore. Vajza është intervistuar në prani të prokurores për të mitur, mbrojtësit të viktimave, psikologes, punëtorit social dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Gjatë intervistimit, sipas raportit, 13-vjeçarja ka deklaruar se babai e kishte ngacmuar seksualisht në forma të ndryshme.
Ajo ka rrëfyer se ai i tregonte se si kryente marrëdhënie seksuale me gra të tjera dhe se në disa raste e kishte prekur.
Sipas deklarimit të saj, ngacmimet kishin ndodhur gjatë verës, ndërsa rasti i fundit dyshohet se kishte ndodhur rreth dy javë para intervistimit.
Në kuadër të hetimeve është intervistuar edhe vetë i dyshuari P.G., në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Pas veprimeve hetimore, policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit, në Pejë.
Kontrolli është kryer më 2 nëntor, në orët e mbrëmjes.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri pajisje elektronike: një laptop i markës Dell, në ngjyrë hiri, pa adapter; një telefon iPhone 17 Pro Max dhe një telefon iPhone 15 Pro Max”.
Sipas raportit, pajisjet janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për rastin.
Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, me urdhër të prokurores, vajza e mitur është dërguar në Strehimoren në Pejë, ku është vendosur për të siguruar mbrojtjen e saj.
Në cilësi të dëshmitares është intervistuar edhe nëna e saj.
Nga raporti del se kontrolli në banesën e të dyshuarit është kryer pa urdhër paraprak të gjykatës, me arsyetimin se ekzistonte rreziku i asgjësimit apo humbjes së menjëhershme të provave.
Për këtë arsye, është kërkuar nga gjykata kompetente që të lëshojë urdhër për kontrollin dhe sekuestrimin e dëshmive të gjetura në banesën e të dyshuarit.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar./Insajderi.org

T� tjera
-
‘‘Historia nuk mund të burgoset’’, te ambasada gjermane dhe franceze vendosen grafite për ish-krerët e UÇK’së
Sot janë bërë gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaç...
-
Kryeprokurori Gashi takon prote*stuesit: Po ndërmarrim të gjitha veprimet për rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli,...
-
Avni Dehari: 10 vjet janë shumë për t’u zbardhur drejtësia, është torturë për ne si familje
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka folur për dhimbjen dhe pritjen e gjat...
-
Albin Kurti: Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të...
-
Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?
Me demokratët në pushtet, Trump mund të jetë nën rrethim dhe të humbasë domin...
-
Çitaku: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët nuk do t’i lëmë kurrë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhi...
-
Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga...
-
A do të vazhdojë rënia e çmimeve të naftës?
Çmimet e naftës shënuan rënie të ndjeshme dje, të ndikuara nga rritja e shpre...
-
Zhduket një person në Pejë
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është zhdukur në Pejë. Sip...
-
Çitaku: Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykimi me 81 vjet burgim i papranueshëm
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me...
-
Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para o...
-
Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, merr pjesë edhe Maqedonci në ceremoninë zyrtare
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimi...































