Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 05 November 2026
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çmimeve të derivateve në tregun botëror nuk reflektohet në tregun e Kosovës brenda pak ditëve, Qeveria do ta rikthejë çmimin tavan për naftën.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, e cila ngriti shqetësimin për ndikimin e shtrenjtimit të naftës në çmimet e produkteve të tjera dhe pyeti për arsyet e heqjes së çmimit tavan, Kusari-Lila tha se në dy ditët e fundit ka filluar një rënie e çmimeve në tregun ndërkombëtar.
“Arsyeja e çmimit 1.90 ose 1.89, që është sot, e evidentuar, ka të bëjë me rritjen e çmimit në tregun botëror. Megjithatë, pozitive në këto dy ditët e fundit është një fillim i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan, i cili tashmë kemi edhe bazën ligjore për ta bërë atë”, tha ajo.
Ministrja ka shpjeguar se vendimi për heqjen e çmimit tavan është marrë më 8 shtator, pas përfundimit të afatit të përcaktuar me udhëzimin administrativ, ndërsa ka thënë se nga ajo datë institucionet kanë vazhduar monitorimin e çmimeve në baza ditore.
“Prandaj, edhe e kemi marrë këtë masë që nga marsi i vitit 2026 deri më 8 shtator. Çka kemi bërë? Kemi shqyrtuar gjendjen e inspektimeve, por gjithashtu edhe kemi pasur skadim të afatit bazuar në këtë udhëzim administrativ. Afati i përcaktuar me udhëzimin administrativ që e përmenda është 90 ditë. Çmimi tavan ka qenë në fuqi 180 ditë. Megjithatë, pas heqjes së këtij vendimi, që nga data 8 shtator deri më sot, më 5 nëntor, në baza ditore kemi bërë dhe bëjmë, vazhdojmë të bëjmë monitorimin e çmimit dhe përcaktimin e marzhës sipas çmimeve të tregut, gjithsesi vlerësimin sipas çmimeve të tregut. Ky është grafi i cili e tregon lëvizjen e çmimeve, ndërsa me të zezë janë çmimet e tregut në ditët respektive. Gjithashtu, kam një tabelë e cila është e gjeneruar nga të dhënat zyrtare të importit, të cilat e tregojnë se marzha që nga heqja e çmimit tavan nuk e ka kaluar 12 centin, i cili është i përcaktuar me udhëzimin administrativ. Ka qenë 11.5 cent”, tha Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se Kosova është e ekspozuar ndaj lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të nivelit të lartë të importit, por ka theksuar se Qeveria do të ndërhyjë në rastet kur plotësohen kushtet ligjore.
“Kosova, siç e dini, nuk është e izoluar dhe nuk ka qenë e izoluar nga këto zhvillime. Në të kundërt, është shumë e ekspozuar për shkak të nivelit të madh të importit. Megjithatë, qeveria nuk ka qëndruar dhe nuk do të qëndrojë pasive përballë këtyre çrregullimeve të tregut. Ne ndërhyjmë aty ku i kemi kushtet ligjore dhe aty ku mund të rregullojmë me dispozita të reja, siç kemi bërë tani dhe po vazhdoj t’ju prezantoj më poshtë.Vendosja e marzhës maksimale tregtare, ose e çmimit maksimal për produktet e naftës, bëhet në bazë të udhëzimit administrativ nr. 03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme e masave të tjera mbrojtëse, të ndryshuar dhe plotësuar me udhëzimin administrativ nr. 09/2022. Neni 3, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3, përcakton si shkak për ndërhyrjen mospërshtatjen e çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror”, tha Kusari-Lila.

T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...
































