Fokus

Ramadani paralajmëron dorëheqjen e Gërvallës: “Jam i bindur se do të japë dorëheqje”

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 November 2026

Burim Ramadani ka deklaruar se është i bindur që Donika Gërvalla do të japë dorëheqje, qoftë si rezultat i reflektimit të saj, qoftë si pasojë e detyrimit qytetar.

I ftuar në podcastin me Shkëlzen Dakajn, Ramadani ka thënë se dorëheqja e Gërvallës është një zhvillim që ai beson se do të ndodhë.

“Po e marr shembull Donika Gërvallën. Bindja ime e plotë është që ajo do të japë dorëheqje, si rezultat i reflektimit final apo si detyrim qytetar”, ka deklaruar Ramadani.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se nuk e di nëse Gërvalla aktualisht është duke reflektuar për një vendim të tillë, por mbetet i bindur se ajo përfundimisht do të largohet nga posti.

“Nuk e di a e ka reflektimin sot, por jam i bindur që zonja në fjalë do të japë dorëheqje, qoftë si reflektim final, qoftë si detyrim qytetar”, është shprehur Ramadani.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy