Burim Ramadani shokon me deklaratën: Kaq miliona euro u shpenzuan për blerjen e rrymës brenda një dite
Autori: Gazeta inFokus
20:55 | 03 November 2026
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, këtë javë, i ftuar në podcastin me Shkëlzen Dakaj, ka folur për gjendjen në sektorin energjetik, duke kritikuar Qeverinë Kurti për shpenzimet e larta në importin e energjisë elektrike.
Ramadani ka deklaruar se vetëm brenda një dite janë shpenzuar 3.4 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike, duke theksuar se këtë kosto e paguajnë qytetarët e Kosovës.
“3.4 milionë euro brenda një dite është blerë rrymë. A e dini kush i paguan? Vetë qytetari”, ka deklaruar Ramadani.
Ai ka ngritur shqetësimin se shpenzimet mund të rriten edhe më shumë gjatë muajve të dimrit, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë.
“Jemi ende në tetor. Çka do të ndodhë në janar? A do të shkojë në 10 milionë?”, ka pyetur ai.
Deputeti i AAK-së ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Artane Rizvanolli, duke i akuzuar për politikat e ndjekura në sektorin energjetik.
Sipas Ramadanit, nëse Qeveria do të kishte nisur ndërtimin e një termocentrali me qymyr në vitin 2021, Kosova sot do të ishte në gjendje të shiste energji elektrike, në vend që të shpenzonte miliona euro për import.
“Nëse ajo do të fillonte në vitin 2021, ne do të ishim duke shitur rrymë dhe nuk do t’i kishim këto fatura”, ka deklaruar Ramadani.
Këto deklarata ai i bëri gjatë podcastit me Shkëlzen Dakaj, ku kritikoi menaxhimin e sektorit energjetik dhe pasojat financiare që, sipas tij, po i bartin qytetarë

T� tjera
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrásjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët
Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Z...
-
Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara
Përfaqësuesi ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, avokati Besnik Be...
-
Dyshohet se inskenoi vjedhjen e armëve dhe i shiti vetë ato, arrestohet pronari i poligonit në Gjakovë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimev...
-
OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK)...
-
Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar rapor...
-
Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tr...
-
Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit
Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arli...
-
Aleanca: Mbi 1 miliard euro të qytetarëve kanë shkuar për import të rrymës, duhet hetim urgjent për mafinë energjetike
Aleanca ka publikuar një video-grafikë për të shpjeguar, siç thonë “pasqyrën ...
-
As shiu nuk i ndal prọtestuesit, mblidhen në ditën e shtatë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn
As reshjet e shiut nuk i kanë ndalur qytetarët që të mblidhen sërish në prote...
-
Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim t...
-
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Konferencën...

































