17 raste të dhunës në familje për tre ditë pas vrạsjes së Arlinda Zekajt
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 28 October 2026
Vrasja makabër e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës, ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Por, derisa po kërkohet drejtësi për vrasjen e saj, raportet e Policisë së Kosovës vazhdojnë të mbushen me raste të dhunës.
Vetëm në raportet policore të 26, 27 dhe 28 tetorit, Gazeta Infokus ka evidentuar 17 raste të dhunës në familje, të raportuara në 10 komuna të Kosovës.
Gjakova dhe Prishtina kryesojnë me nga tri raste, ndërsa Fushë Kosova, Kamenica dhe Vushtrria me nga dy. Nga një rast është raportuar në Rahovec, Ranillug, Viti, Gjilan dhe Pejë.
Nga këto 17 raste, në 9 raste të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, në 5 raste janë liruar ose rastet kanë vazhduar në procedurë të rregullt, ndërsa në 3 raste nuk është bërë e ditur masa e ndërmarrë ndaj të dyshuarve.
Në mesin e rasteve ku të dyshuarit janë liruar është edhe një rast në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se kishte sulmuar dy gra, të cilat kishin pranuar trajtim mjekësor.
Po ashtu, në Vushtrri, një burrë i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje është liruar pas intervistimit, ndërsa në Gjakovë një tjetër i dyshuar për kërcënim dhe sulm fizik ndaj bashkëjetueses është liruar në procedurë të rregullt.
Në Viti, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Ndërkaq, në Rahovec, një baba dhe vajza e tij kanë raportuar dhunë të vazhdueshme psikologjike nga një familjar.
Në Pejë, më 27 tetor, një grua ka raportuar se ishte kanosur nga ish-bashkëshorti, i cili sipas Policisë ndodhej në arrati.

Arlinda kërkoi mbrojtje në të gjitha institucionet tri ditë para se të vritej
Këto raste vijnë në kohën kur Kosova po përballet me reagime të shumta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që më 22 tetor i ishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë me një kërkesë urgjente për mbrojtje.
Vetëm tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo u vra në shtëpinë e saj në Vitomiricë, pasi ishte kthyer nga stacioni policor, ku kishte raportuar dhunë në familje.
Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është arrestuar mbrëmë pasi ishte arratisur.
Policia kishte deklaruar se Arlinda ishte kthyer në shtëpi me vullnetin e saj, por këtë version e kishte kundërshtuar avokatja e viktimës, Arlinda Hoxha.
Ndërkohë, janë kërkuar verifikime të veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve që kanë qenë të përfshira në trajtimin e rastit.
17 rastet e evidentuara nga Infokusi nuk kanë ndodhur të gjitha brenda tri ditëve, pasi disa prej tyre datojnë nga 24 dhe 25 tetori, por janë përfshirë në raportet policore të publikuara nga 26 deri më 28 tetor.
Për sot, më 28 tetor, nga ora 16:00, është paralajmëruar edhe një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku do të kërkohet drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale.
Arlinda kërkoi mbrojtje, por u vra. Ndërkohë, rastet e dhunës vazhdojnë të raportohen. Pyetja që mbetet është se sa po bëjnë institucionet për t’i mbrojtur viktimat para se të jetë tepër vonë./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Publikohen pamje të momentit kur u arrestua i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arli...
-
Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për jetët e humb...
-
Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin për vendimin...
-
Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, kujton vizitat e tij në Kosovë më 1999 dhe 2016
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mb...
-
Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë
jë incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet ...
-
“Këtë punë e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra”- Ish-profesori i UP-së s’e pranon fajësinë për kanosjen e ish-studentes së tij
Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Beki...
-
PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjat...
-
“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar ll...
-
Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelo...
-
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do...
-
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin
Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të D...
-
Publikohet i plotë vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt
Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimi...






























