Lajme

Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 28 October 2026

jë incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni, duke lënduar pesë punëtorë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, nga shembja e pllakës kanë mbetur të lënduar pesë punëtorë, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime më të rënda në këmbë.

-Advertisement-

“Ka të lënduar, bëhet fjalë për pesë punëtorë. Njëri prej tyre është me lëndime pak më të rënda në këmbë, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Bytyqi.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy