Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, kujton vizitat e tij në Kosovë më 1999 dhe 2016
Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 28 October 2026
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit.
Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i ka përcjellë Presidentes urimet më të mira, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
Ai ka vënë në pah se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në vlera të përbashkëta dhe janë forcuar ndër vite përmes partneritetit.
Mbreti Charles III ka kujtuar edhe vizitën e tij të parë në Kosovë, në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten kishte vizituar në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka-Pula.
Në mesazh, ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.
Mbreti Charles III ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka-Pula të thellohen edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.
Në fund të mesazhit, ai ka përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës.

T� tjera
-
BE-ja shqyrton rregulla më të ashpra për anëtarët e rinj, Mali i Zi bëhet rasti i parë i testimit
Bashkimi Evropian ka nisur diskutimet për masa të reja mbrojtëse ndaj vendeve...
-
Publikohen pamje të momentit kur u arrestua i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arli...
-
Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për jetët e humb...
-
Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin për vendimin...
-
Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë
jë incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet ...
-
“Këtë punë e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra”- Ish-profesori i UP-së s’e pranon fajësinë për kanosjen e ish-studentes së tij
Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Beki...
-
17 raste të dhunës në familje për tre ditë pas vrạsjes së Arlinda Zekajt
Vrasja makabër e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës,...
-
PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjat...
-
“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar ll...
-
Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelo...
-
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do...
-
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin
Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të D...
































