Lajme

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 22 November 2026

Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kthyer në burg në Hagë pas vizitës në Kosovë.Specialja përmendi se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lejua nga Trupi Gjykues për “arsye humanitare bindëse. Gruaja e tij, siç u bë e ditur këto ditë, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, shkruan Gjykata në web-faqen zyrtare.“Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet aty.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy