Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Autori: Gazeta inFokus
08:55 | 22 November 2026
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nëntorit.Në mesin e aktiviteteve të parapara janë takimet me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Belgjikës, diskutimi për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe shqyrtimi i tri projektligjeve në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Sipas agjendës së Kuvendit, aktivitetet do të nisin në orën 09:45, kur Komisioni për Integrim Evropian do të mbajë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. Takimi do të zhvillohet në sallën N-204, raporton IndeksOnline.Në orën 10:30, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur do të takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Tema kryesore e këtij takimi do të jenë çështjet që ndërlidhen me marrjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Mbledhja do të mbahet në sallën N-506.Po ashtu, në orën 11:00 është paraparë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku do të shqyrtohet procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në mesin e pikave të propozuara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. Në agjendë janë gjithashtu deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave.Ndërkohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë dy aktivitete gjatë ditës. Në orën 11:00, në sallën N-302, do të mbajë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Në orën 12:00, po ky komision do të shqyrtojë tri projektligje që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale.Bëhet fjalë për Projektligjin nr. 11/L-032 për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare.
Në shqyrtim do të jenë edhe Projektligji nr. 11/L-033 për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe Projektligji nr. 11/L-034 për ratifikimin e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet dy shteteve.Të tria projektligjet janë pjesë e agjendës së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të trajtojë edhe pika të tjera të rendit të ditës.

T� tjera
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...
-
“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katë...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Mirënjohës për të gjithë që në këto ditë të vështira na dhatë forcë
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,...
































