Lajme

Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 22 November 2026

Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dyshohet për dhunë në familje.Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku viktima femra kosovare ka raportuar në polici ish-të dashurin e saj.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari ndodhet në arrati.“Prishtinë / 21.11.2026 – 18:59. Raportohet se i dyshuari (ish i dashuri i saj) m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës f/k si dhe e ka kanosur me jetë atë dhe familjen e saj. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy