Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh të Policisë – gra të kërcënuara e të sulmuara, një i dyshuar në arrati
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 28 October 2026
Dhuna në familje vazhdon të jetë një shqetësim serioz në Kosovë. Vetëm në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar pesë raste të dhunës në familje, ku viktimat janë gra, ndërsa të dyshuarit janë bashkëshortë, ish-bashkëshortë, partnerë apo familjarë të tyre.
Rastet janë regjistruar në Gjakovë, Pejë, Gjilan dhe Rahovec, ndërsa disa prej tyre kanë ndodhur ditë më parë, por janë përfshirë në raportin e fundit policor.
Në Gjakovë janë evidentuar dy raste të dhunës ndaj grave.
Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht nga burri me të cilin bashkëjetonte. Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 27 tetor. Megjithatë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin e Policisë thuhet:
“Është raportuar se viktima femër kosovare është kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Më 27.10.2026 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
Në rastin e dytë, më 28 tetor, rreth orës 00:30, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një tjetër rast është raportuar në Pejë, ku një grua ka denoncuar se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 27 tetor, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Është raportuar se viktima femër, është kanosur nga ish burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.
Ndërkohë, në Gjilan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 18:00. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Rasti i pestë është evidentuar në Rahovec, ku një person është arrestuar më 27 tetor, lidhur me një rast të dhunës në familje të datës 26 tetor, rreth orës 16:00.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 27.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Këto raste vijnë në një periudhë kur siguria e grave në Kosovë është kthyer në një nga çështjet më shqetësuese, veçanërisht pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet vetëm tri ditë para se të vritej./GazetaInfokus

T� tjera
-
Thellohet papërgjegjësia institucionale: Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë...
-
Ajrina Gashi denoncon poshtërimin sek*sual nga ish-kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it: Prokuroria e hodhi poshtë rastin
Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publiku...
-
Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rin...
-
Ministria e Fitore Pacollit gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar...
-
Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve me dyer të mbyllura
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovë...
-
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për S...
-
E kërcë*noi dhe e sul*moi fizikisht partneren në Gjakovë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari
Një grua në Gjakovë ka raportuar se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga...
-
E kanosi ish-bashkëshorti, gruaja kërkon ndihmën e Policisë në Pejë- i dyshuari ende në arrati
Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish-bashkëshorti...
-
Ushtroi dhu*në psikike ndaj nënës së tij, arrestohet një burrë në Gjilan
Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikik...
-
Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ...
-
Rasti i Arlindës, Musliu: Asnjë organizator nuk ka të drejtë ta privatizojë revoltën e qytetarëve
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me ...
-
Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar...



































