PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 28 October 2026
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së 13-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, në shenjë proteste ndaj, siç thanë, gjuhës fyese dhe linçuese të kryetarit të komunës, Faton Peci.
Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, tha se vendimi për ta lëshuar seancën erdhi pas deklarimeve publike të Pecit dhe mënyrës se si, sipas tij, kryetari po u drejtohet asamblistëve të opozitës.
Ibrahimi, duke iu referuar një sekuence në emisionin “Context”, ku Peci kishte folur për një fotografi të tij, tha se në mandatin e kaluar, pavarësisht arrestimit të dy asamblistëve të opozitës, përfaqësuesit e PDK-së nuk kishin përdorur gjuhë fyese apo nuk kishin paragjykuar përfundimin e rastit.
“Për një sekuencë në emisionin ‘Context’, që e ka pasur kryetari në lidhje me një foto timen dhe që e ka keqinterpretuar. Por fillimisht dua të flas për normën që ka qenë në mandatin e kaluar, domethënë komunikimin mes asamblistëve të opozitës, pozitës dhe ekzekutivit në raport me opozitën. Vetëm dua t’ia tregoj një fakt kryetarit: në mandatin e kaluar janë arrestuar dy asamblistë të opozitës në Kuvend, ndërsa ne kemi qenë 14 asamblistë. Ekzekutivit dhe kryetarit kurrë nuk ua kemi dhënë të drejtën të dalin publikisht për ta linçuar dikë, për ta etiketuar, për të përdorur gjuhë fyese apo për ta shfrytëzuar politikisht situatën e tyre, për shkak të identitetit njerëzor, respektimit të institucioneve të drejtësisë dhe, në veçanti, respektimit të prezumimit të pafajësisë. Po ashtu, kryetar, dua të ta rikujtoj se ka pasur lajme të ndryshme para fushatës lokale për ju…”, tha Ibrahimi.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i ka mohuar akuzat e Ibrahimit, duke thënë se nuk është në dijeni për etiketimet e përmendura nga shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së.
“Me thënë të drejtën, kam filluar të mos habitem me asnjërin prej fenomeneve, as me mënyrën e diskursit dhe as me atë që po ndodh me politikën tonë të përditshme.E para, do të thotë, zoti Ibrahimi, krejt çka diskutoi janë të pavërteta. Unë nuk po e di as për çka po flet. Për këto epitete, ‘cuba’, janë krejt të panjohura për mua dhe nuk e di as çfarë ka thënë. Nuk e di dhe nuk kam dëgjuar, së paku në seanca e as në diskurs publik.Tash, pse dikush, një asamblist, qenka aq i prekur pse dikush prej administratorëve të mi në Facebook, që janë pesë, ia paska bërë bllok? Unë kam pasur vetëm një sugjerim për ta: ‘Ata që ofendojnë dhe shpifin’. Do të thotë, Facebook-u e ka paraparë që ka njerëz të tillë që abuzojnë me postimet në Facebook dhe pason një bllokim. As nuk e shikoj unë se cili është postimi i tij, as nuk e di kush e merr bllokim nga Facebook-u im, për shkak se nganjëherë e përdori edhe unë, por janë edhe pesë të tjerë që janë administratorë të faqes sime. Tjetra, në rast se dikush në Kosovë, në këto pesë vite, nuk mund t’i bëjë konkurrencë vetëm Albin Kurtit për sa i përket linçimit, fyerjeve dhe shpifjeve, jam unë. Edhe gjatë fushatës për të cilën foli ky zotëri, nuk kanë pasur vetëm lajme, por ka pasur linçime, shpifje dhe gënjeshtra rreth meje”, tha Peci.
Ndërkaq, nënkryetari i komunës, Enis Osmani, tha se largimi i asamblistëve të PDK-së lidhet me përpjekjet për rrëzimin e kryesuesit të Kuvendit dhe përfshirjen e aksionarëve.

T� tjera
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...



































