Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 28 October 2026
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, raporte për mjedisin dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe vendime për shpronësime dhe ndarje të mjeteve buxhetore, shkruan Gazeta Infokus.
Në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim. Sipas Qeverisë, kjo marrëveshje synon forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e bashkëpunimit juridik dhe rritjen e efikasitetit në luftimin e kriminalitetit, si dhe lehtësimin e procedurave ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Suedisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit, avancimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rritjes së bashkëpunimit juridik me shtetet e tjera.
Një tjetër projektligj i miratuar lidhet me ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar. Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe lehtësimin e procedurave ligjore ndërmjet dy vendeve.
Qeveria ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.
Traktati parasheh bashkëpunim në ofrimin e dokumenteve, të dhënave, informacioneve dhe sendeve, ekzekutimin e kërkesave për bastisje dhe sekuestrim, komunikimin e të dhënave gjyqësore, marrjen e deklaratave, zbatimin e urdhrave për konfiskim dhe transferimin e përkohshëm të personave në paraburgim. Po ashtu, ai përfshin mundësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta hetimore.
Në fushën e politikave publike, ekzekutivi ka miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës, si dhe Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2025. Ky i fundit do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës.
Qeveria propozon 15 anëtarë për Këshillin Kombëtar të Shkencës
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Në përbërjen e propozuar janë: Aliriza Arënliu në psikologji, Arbnora Dushi në folkloristikë, Armond Daci në farmakologji, Arven Syla në energjetikë, Besnik Krasniqi në ekonomi dhe ndërmarrësi, Emine Kalaja-Hajdari në histori, Fetah Podvorica në elektrokimi, Ibrahim Krasniqi në ekonomi dhe menaxhim, Majlinda Bregasi në gjuhësi, Mentor Alishani në veterinari, Mihone Kerolli-Mustafa në inxhinieri mjedisore, Mimoza Ibrani në telekomunikacion, Myzafere Krasniqi-Limani në elektronikë, Tringa Dedi në pedagogji dhe Valmir Krasniqi në matematikë.
Miratohen vendime për shpronësime në disa komuna
Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, objekteve të banimit dhe objekteve përcjellëse e ekonomike, kulturave bujqësore dhe investimeve të pronarëve e zotëruesve të interesit që preken nga projekti i ndërtimit të rrugës Korishë–Kabash, me lidhje me rrugën rajonale R-118, në zonat kadastrale Lubizhdë, Skorobishtë, Korishë dhe Kabash të Komunës së Prizrenit.
Po ashtu, është miratuar vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave që preken nga projekti i ndërtimit të rrugës tranzit në Klinë, nga N9 deri te R-1041 Klinë–Gurakoc. Projekti përfshin zonat kadastrale Klinë, Klinafc, Dollc dhe Dresnik, në Komunën e Klinës.
Një tjetër vendim i miratuar ka të bëjë me shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, në segmentin Banullë–Bresalc, në zonat kadastrale Smallushë dhe Sllovi të Komunës së Lipjanit.
Prizrenit i ndahen mbi 1.4 milionë euro për efiçiencën e energjisë
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar kërkesën e Komunës së Prizrenit për ndarjen e 1 milion e 489 mijë e 670 eurove për realizimin e projektit “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”.
Mjetet do të ndahen përmes Klauzolës së Investimeve, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare që rrjedhin nga punët e realizuara, në përputhje me dinamikën e zbatimit të projektit./Gazeta Infokus

T� tjera
-
“Këtë punë e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra”- Ish-profesori i UP-së s’e pranon fajësinë për kanosjen e ish-studentes së tij
Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Beki...
-
17 raste të dhunës në familje për tre ditë pas vrạsjes së Arlinda Zekajt
Vrasja makabër e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës,...
-
PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjat...
-
“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar ll...
-
Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelo...
-
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do...
-
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin
Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të D...
-
Publikohet i plotë vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt
Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimi...
-
Kurti feston për “arritje historike” në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët morën rezultatin e dytë më të mirë ndonjëherë
Albin Kurti feston “arritjen historike” të shqiptarëve në Serbi në zgjedhjet ...
-
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kr...
-
Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”
Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte ar...
-
Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më...





































