Lajme

Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 28 October 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rinjtë që po protestojnë kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi pamje të ulëseve të vendosura përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar sërish që palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 16-të, nuk ka shënuar ndryshim në qëndrimin e pjesëmarrësve. Studentët dhe të rinjtë kanë refuzuar formatin e dialogut të propozuar nga qeveria. Ndonëse lëvizja nisi me kërkesa për kushtet në arsim, ajo ka marrë një karakter politik, ku kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama është bërë qendrore.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me studentët, por ka përjashtuar mundësinë e largimit nga detyra. Rama e mbështet këtë qëndrim te mandati i marrë përmes zgjedhjeve, duke argumentuar se ka një kontratë me qytetarët që e detyron të vijojë punën.

-Advertisement-

Gjatë ditëve të fundit, situata në Tiranë është shoqëruar edhe me përplasje mes policisë dhe protestuesve, çka ka shtuar tensionet lidhur me menaxhimin e protestës. Përballja mes qeverisë dhe protestuesve mbetet pa një zgjidhje të dukshme.

Ndërsa kryeministri vijon të insistojë në thirrjen për dialog, protestuesit këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij. Deri në këto momente, palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të zhvilluar bisedimet në formatin e propozuar nga ekzekutivi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy