Lajme

Kritika që seanca për rastin e Liridona Ademajt u mbyll për publikun, Gjykata e Apelit si arsye përmend “mbrojtjen e jetës private”

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 29 October 2026

Gjykata e Apelit ka dalë me një sqarim pas kritikave për mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin e Liridona Ademajt të mbyllur për publikun.

Gjykata tha se seanca është zhvilluar pjesërisht e hapur për publikun, ndërsa një pjesë e saj është mbyllur, duke shtuar se kjo u bë për mbrojtjen e jetës private të atyre që ishin pjesë në procedurë.

“Ky vendim është marrë nga kolegji gjykues i çështjes penale në fjalë, në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale, duke pasur parasysh natyrën e çështjeve të trajtuara, të cilat kanë paraqitur nevojën për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të pjesëmarrësve në procedurë. Bëjmë me dije se, në këtë çështje penale edhe në procedurën e zhvilluar në shkallë të parë, një pjesë e seancave gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura”.

-Advertisement-

Gjykata e Apelit tha se “mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, duke respektuar njëkohësisht detyrimet ligjore që lidhen me zhvillimin e procedurave gjyqësore dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve”.

Të dënuarit në shkallë të parë për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli bashkë me dy të dënuarit tjerë për këtë rast, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, dolën sot para Gjykatës së Apelit për seancën e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë ata.

Pasi ata u dërguan në gjykatë, seanca u mbyll për publikun.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, që shoqëroi familjen e Liridonës, tha se s’ka asnjë arsye ligjore që kjo seancë të jetë e mbyllur për publikun, ndërsa tha se kjo mungesë e transparencës do ta dëmtojë Gjykatën e Apelit dhe do të dërgojë një mesazh që rastet e femicidit nuk gjykohen me transparencë të plotë “ashtu siç e meritojnë”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy