Fokus

Konfirmohet raportimi i Infokusit: Suspendohen 11 zyrtarë policor të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 29 October 2026

Konfirmohet raportimi i Infokusit, Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Policisë, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve është duke u zhvilluar një hetim paraprak për veprimet apo mosveprimet e tyre në këtë rast.

Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe zyrtarë të tjerë policorë.

-Advertisement-

Po ashtu, janë suspenduar shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, komandanti i Nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

Policia ka bërë të ditur se suspendimet janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit.

Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante.

Gazeta Infokus ka siguruar të gjithë emrat e zyrtarëve policorë që janë suspenduar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.

Agron Hasanaj – Drejtor rajonal

Ndue Nikolla – Major, shef i Hetimeve Rajonale

Faik Jahmurataj – Kapiten, komandant i Stacionit Policor në Pejë

Dervish Hasanaj – Zëvendëskomandant,

Shefi i Operativës – Stacioni Policor në Pejë

Sami Lekaj – Komandant i Nënstacionit Policor në Vitomiricë

Faruk Muqolli – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë

Edhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje – Stacioni Policor në Pejë

/Gazeta Infokus/

Ekskluzive: Këta janë komplet zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy