Fokus

Suspendohet togeri Faruk Muqolli

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 29 October 2026

Togeri i Policisë, Faruk Muqolli, është suspenduar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas burimeve të sigurta brenda Inspektoriatit Policor të Kosovës, këta janë emrat e suspenduar:

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2025 në Vitomiricë të Pejës, nga kunati i saj, sipas informacionit të dhënë në raportim.

-Advertisement-

Para vrasjes, ajo kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente dhe kishte shprehur shqetësime për sigurinë e saj.

Rasti lidhej edhe me përpjekjet e saj për kujdestarinë e djalit, ndërsa kërkesat e saj për mbrojtje kanë vënë në fokus mënyrën se si institucionet përgjegjëse i trajtojnë rastet kur qytetarët raportojnë rrezik për sigurinë e tyre.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta qytetare dhe institucionale, me kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave, hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme të zyrtarëve përgjegjës, si dhe marrjen e masave konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Pas publikimit të detajeve për rastin, vëmendja është përqendruar te përgjegjësia e strukturave policore dhe e institucioneve të tjera që kanë pasur kompetencë për trajtimin e kërkesave të Arlindës për mbrojtje.

Rasti i Arlinda Zekajt mbetet një çështje që kërkon zbardhje të plotë dhe llogaridhënie institucionale, në mënyrë që të sqarohet se si u trajtuan kërkesat e saj për mbrojtje dhe masa për ta parandaluar tragjedinë.

Ekskluzive: Këta janë komplet zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy