Kurti feston për “arritje historike” në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët morën rezultatin e dytë më të mirë ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus
12:29 | 28 October 2026
Albin Kurti feston “arritjen historike” të shqiptarëve në Serbi në zgjedhjet parlamentare. Kryeministri pati një rol të rëndësishëm në bashkimin e partive shqiptare në një listë zgjedhore, duke arritur t’i çojnë në Parlamentin e Serbisë dy deputetë. Për nga numri i deputetëve, ky nuk ishte rezultati më i mirë i shqiptarëve. Në zgjedhjet e vitit 2020, shqiptarët fituan tre mandate.
Koalicioni Shqiptar fitoi dy mandate në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Për nga numri i deputetëve, ky ishte rezultati i dytë më i mirë në historinë politike të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000.
Tetë parti nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci për vite me radhë ishin të ndara, ndërsa këtë herë u bashkuar në një listë të përbashkët zgjedhore, me synimin për të çuar sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
Për bashkimin e partive shqiptare në Luginë në një listë, një rol të rëndësishëm e pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Progres Demokratik, Lëvizja për Reforma, Alternativa për Luginën dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve garuan së bashku dhe morën një rezultat që Kurti e quan “arritje historike”.
Kurti tha sot në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës se do të jenë të hapur “për ndihmë e për çfarëdo nevoje, që shqiptarët kanë atje”.
Ditën e djeshme, Kurti i priti në Qeverinë e Kosovës përfaqësuesit e Koalicionit Shqiptar. Tha se “përbashkimi solli rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000”, duke theksuar numrin e votave, që ishte më i madh sesa në zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët kishin fituar tre mandate – më së shumti ndonjëherë.
Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ishte përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në përbërjen e kaluar të Parlamentin e Serbisë. Tani, së bashku me të, një ulëse atje do ta ketë edhe Visar Memeti, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim.
Memeti, në takimin e djeshëm me Kurtin, theksoi rolin e kryeministrit të Kosovës në bashkimin e partive shqiptare në Serbi.
“Në emrin tim dhe në emër të të gjithë Koalicionit Shqiptar, të falënderojmë pa masë pasi që e dimë ne, deri më 29 shtator dhe para takimit tonë, shumë persona kanë qenë skeptikë sa i përket bashkimit të partive politike, me një angazhim të pashoq tëndin kjo ndodhi dhe rezultatin po e shohim të gjithë”, tha ai.
Kur me angazhimin e Kurtit kishin arritur dakordimin për të garuar së bashku, Memeti kishte përmendur se synonin t’i fitonin tre mandate, sa ç’kishin fituar në vitin 2020.
“Në vitin 2020 kishim tre deputetë, më pas u përçamë dhe rezultati ishte një deputet. Synimi ynë tani është të fitojmë sërish tre deputetë; kështu forca jonë në Kuvendin e Serbisë do të jetë shumë më e madhe”, deklaronte ai.
Kush i bashkoi shqiptarët në vitin 2020 kur i fituan tre mandate?
Ndërsa zgjedhjet parlamentare në Serbi në pranverën e vitit 2020 po afroheshin, Gent Cakaj, atëherë ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, kishte ndërmjetësuar që në dimër një marrëveshje ndërmjet partive politike shqiptare në Serbi për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.
Katër subjekte politike shqiptare në Luginë – Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për Progresin Demokratik dhe Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare kishin arritur një marrëveshje në Tiranë me ndërmjetësim të Cakajt.

“Ishte nder ta lehtësoja marrëveshjen midis liderëve politikë të Luginës së Preshevë. Ata sot vendosën të krijojnë një listë të unifikuar zgjedhore dhe kështu të iu mundësojnë votuesve tyre të kenë një zë të fuqishëm – dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme”, shkruante ministri i atëhershëm i Shqipërisë në një postim në X më 16 janar 2020.
Atëherë, synimi ishte që shqiptarët t’i marrin katër ulëve në Parlamentin e Serbisë. Arritën një fitore historike, duke marrë tre ulëse.
Kurti numëron votat
Kryeministri i Kosovës thekson numrin e votave që morën përfaqësuesit e bashkuar të shqiptarëve në zgjedhjet e fundit, dhe në këtë aspekt, rezultati është për 1 mijë e 233 vota më i lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2020.
“Në këto zgjedhje pati disa arritje historike. Koalicioni Shqiptar mori 27.670 vota! Ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që nga viti 2000. Plot 1.233 vota më shumë se sa në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate. Me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37.354 votave. Shqiptarët, janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Rezultati më i dobët i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi u regjistrua në vitin 2020, ku dy listat zgjedhore të shqiptarëve në jug të Serbisë nuk arritën ta kalonin pragun për të çuar një përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.
Atëherë, Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, të cilin e kryesonte Shaip Kamberi, kishte marrë 9,630 vota ose 0.26%. Tri herë më pak vota kishte marrë lista “Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, me gjithsej 3,250 sosh ose 0,09%.

T� tjera
-
“Këtë punë e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra”- Ish-profesori i UP-së s’e pranon fajësinë për kanosjen e ish-studentes së tij
Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Beki...
-
17 raste të dhunës në familje për tre ditë pas vrạsjes së Arlinda Zekajt
Vrasja makabër e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës,...
-
PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjat...
-
“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar ll...
-
Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelo...
-
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do...
-
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin
Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të D...
-
Publikohet i plotë vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt
Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimi...
-
Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratua...
-
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kr...
-
Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”
Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte ar...
-
Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më...

































