Lajme

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 28 October 2026

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar tashmë një muaj paraburgim, para trupit gjykues, në seancën e djeshme e kishte kundërshtuar këtë masë sigurie, me arsyetimin e kujdesit ndaj fëmijës.

Për të mos mbaruar me kaq, Sylaj ka deklaruar se ka tentuar ta parandalojë ngjarjen tragjike të vrasjes së Arlindës, nga vëllai i tij, tashmë i ndaluar, Albert Sylaj.

Kështu thuhet në vendimin e gjykatës, sipas Klan Kosovës.

-Advertisement-

“I pandehuri Jeton Sylaj deklaroi se: e kundërshtoj propozimin e masës së paraburgimit, arsyeja që e kundërshtoj është se unë e kam një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç që tani nuk e di ku është, i njëjti ka nevojë për kujdesin tim.

Ashtu siç deklaroi mbrojtësi im, pasaportën e Amerikës e kanë organet e hetuesisë, ndërsa pasaportën e Kosovës ma kishte marrë e ndjera, ndërsa unë pa dokumente nuk kam ku të largohem, përtej shtëpisë nuk kam ku të shtoj, ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj.”

Por, sipas dosjes së Prokurorisë, para prokurorit, Sylaj kishte pranuar fjalët kërcënuese ndaj ish-gruas, duke u arsyetuar se këtë e ka bërë në mbrojtje të djalit të tyre 12-vjeçar.

Sipas shkresave të lëndës, rasti fillimisht ishte iniciuar më 10 korrik 2026, kur e dëmtuara kishte denoncuar Sylajn për dhunë në familje dhe kanosje. Në stacionin policor më 14 korrik, i dyshuari kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje, duke deklaruar se do t’i paraqiste faktet vetëm para prokurorit të shtetit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy