Lajme

Publikohen pamje të momentit kur u arrestua i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 28 October 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Sylaj u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 23:40, në Deçan. Arrestimi erdhi pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe pas bashkëpunimit me qytetarët.

Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, ishte në arrati që nga 25 tetori. Policia e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe u kishte bërë thirrje qytetarëve të ndihmonin në lokalizimin e tij.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Vitomiricë, Policia sekuestroi një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje arme, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.

Arlinda Zekaj, 49 vjeçe, u vra mbrëmjen e 25 tetorit, pak kohë pasi ishte kthyer në shtëpi nga Stacioni Policor në Pejë, ku kishte raportuar dhunë në familje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy