Shoku i Shpat Kasapit flet për gjendjen e rëndë emocionale të nënës së Shpatit “Oh bre kur e kom pa”
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 15 December 2025
Këngëtari i njohur Berkan Ahmeti, i ftuar në emisionin “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, ka rrëfyer me emocion lidhjen e tij të thellë me familjen e të ndjerit Shpat Kasapi, duke e cilësuar si një familje të jashtëzakonshme, të fortë dhe të qëndrueshme përballë dhimbjes.
Berkan Ahmeti tha se nana e Shpatit, zonja Gylymsere, motra Jehona dhe vëllai Albini, e kanë trajtuar gjithmonë si pjesë të shtëpisë, madje edhe në momentet më të rënda të humbjes.
“Familja, sidomos nana, është me të vërtetë heroinë e fortë dhe e qëndrueshme. Motra Jehona, vëllai Albini… nana Gylymsere gjithmonë më ka pa si njeri të shtëpisë. Në ato momente të vështira, përqafimi me ta ishte edhe më i ngrohtë. Më shikonin si Shpati, ta them të drejtën,” u shpreh Berkani.
Ai theksoi se për të dhe të gjithë miqtë e Shpatit është obligim moral që familjen Kasapi ta kenë pranë, duke ruajtur raportin dhe afërsinë që kishte me të ndjerin.
“E kemi për obligim, jo veç se shkoi Shpati e tash me i këput raportet. Përkundrazi, duhet me qenë edhe më afër sepse ata kanë nevojë për miq e familjarë,” tha ai.
Këngëtari konfirmoi se është vazhdimisht në kontakt me familjen Kasapi.
“Janë shumë të fortë. Dhimbjen mos ta flasim… nëse neve na ka dhimbtë, imagjino sa e ndjejnë ata. Po mundohemi me ju dhanë forcë e gajret,” shtoi Ahmeti.
NDIQNI VIDEON DHE EMISIONIN E PLOTË:

T� tjera
-
Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha
Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Llad...
-
Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, shqipton shtatë gjoba për shkelje ligjore
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka mbyllë shtatë biznese ...
-
Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s’mund të kalojnë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar do...
-
Hapet konkursi për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, 313 vende të lira
Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin për shkollim specialistik për 313...
-
KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për s...
-
Pejë, protestuesit lyejnë me ngjyrë të kuqe këpucët e policisë
Këpucët e zyrtarëve policorë janë lyer me ngjyrë të kuqe gjatë protestës që p...
-
“Arjeta, mos u sill okolla, propaganda juaj ka ra”, Kadrijaj i reagon deputetes së VV-së
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosj...
-
Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
“A jeni lodhë?” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave
Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërs...
-
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian...
-
Përparim Rama arrin në Prokurorinë Speciale, pritet të intervistohet si i dyshuar për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbërritur në objektin e Prokurorisë ...
-
PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të zhvillojë konferencë p...






























