Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa
Autori: Gazeta inFokus
14:30 | 30 October 2026
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 19 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy nga to, të miratohen pjesërisht dy, shtatë të refuzohen, gjashtë ankesa të shpallen të patrajtueshme dhe dy të paafatshme.
Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.
KMShK ka miratuar ankesën e E. M. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Ekskluzive: Task Forca ndalon një veturë në Gjilan, gjen kokainë dhe marihuanë – dy të rinj përfundojnë në Polici”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.
KMShK ka miratuar ankesën e S. B. kundër Rahoveci24.com për një shkrim të publikuar në faqen e medias në rrjetin social Facebook, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.
KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e G. U. kundër Gazetametro.net për shkrimin me titull “Ekskluzive: Krimet Ekonomike po hetojnë vizat nga Bangladeshi, në fokus ish-ambasadori G. U.”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e A. S. kundër Kojshiashow.com për përmbajtjen e disa emisioneve, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. B. kundër Sinjali.com për një video të publikuar në faqen e medias në rrjetin social Facebook, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. A. kundër Rajoni.org për shkrimin me titull “Arrestohen dy të dyshuarit për sulmin me thikë në Skenderaj”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht prezumimin e pafajësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. A. kundër Veriu.info për shkrimin me titull “’Sulmi me th*kë te ‘Fer Petrol’ në Skënderaj përfundon me paraburgim – dy të dyshuarit vetëdorëzohen”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. A. kundër Drenicaonline.com për shkrimin me titull “Arrestohen dy të dyshuar për therrjen e një burri më 20 shtator në Skënderaj”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht prezumimin e pafajësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e I. A. kundër Rajoni.org për shkrimin me titull “Kontrata milionëshe në Vushtrri: Ferit Idrizit i 750-fishohen çmimet e shërbimeve brenda viti”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. A. kundër Kronikaezeze.com për shkrimin me titull “Këta janë dy të dyshuarit për sulmin me thikë në Skënderaj – të dy përfundojnë në paraburgim”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. Q. kundër Indeksonline.net për një video të publikuar në faqen e medias në rrjetin social Facebook, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e E. A. kundër 007vox.com për një shkrim të publikuar, pasi që media nuk kryen aktivitet në Kosovë dhe, rrjedhimisht, KMShK nuk ka kompetencë të marrë vendim për të.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Q. R. kundër Gazetaekskluzive.com, për një shkrim të publikuar nga përgjegjësi i gazetës në profilin e tij në rrjetin social Facebook, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj individëve.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e L. B. kundër Valon Sylës për një deklaratë publike, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj individëve për deklarimet e bëra në televizione.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e I. A. kundër Dibran Hoxhës për një deklaratë publike, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj individëve për deklarimet e bëra në televizione e as postimet e tyre individuale në rrjetet sociale.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e D. D. kundër Prokurorisë Speciale, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj institucioneve që nuk janë media të shkruara/online.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e I. A. kundër Gazetaekskluzive.com, pasi që nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikën editoriale të mediave rreth përmbajtjeve mediale, të cilat ende nuk janë publikuar.
KMShK e ka shpallur të paafatshme ankesën e F. B. S. kundër Kallxo.com për disa shkrime të publikuara muaj më herët, pasi që nuk mund të trajtojë përmbajtje mediale ndaj të cilave palët parashtrojnë ankesë më vonë se një muaj pas publikimit, siç përcaktohet me rregullat e procedurës.
KMShK e ka shpallur të paafatshme ankesën e Q. M. B., përfaqësuar nga Pro Juris Law Firm L.L.C. kundër Nacionale.com, për disa shkrime të publikuara muaj më herët, pasi që nuk mund të trajtojë përmbajtje mediale ndaj të cilave palët parashtrojnë ankesë më vonë se një muaj pas publikimit, siç përcaktohet me rregullat e procedurës.
KMShK e ka shtyrë për trajtim ankesën e A. M., përfaqësuar nga avokati Flamur Bllacaku, kundër Veriu.info.

T� tjera
-
Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s’mund të kalojnë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar do...
-
Hapet konkursi për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, 313 vende të lira
Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin për shkollim specialistik për 313...
-
KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për s...
-
Pejë, protestuesit lyejnë me ngjyrë të kuqe këpucët e policisë
Këpucët e zyrtarëve policorë janë lyer me ngjyrë të kuqe gjatë protestës që p...
-
“Arjeta, mos u sill okolla, propaganda juaj ka ra”, Kadrijaj i reagon deputetes së VV-së
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosj...
-
“A jeni lodhë?” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave
Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërs...
-
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian...
-
Përparim Rama arrin në Prokurorinë Speciale, pritet të intervistohet si i dyshuar për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbërritur në objektin e Prokurorisë ...
-
PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të zhvillojë konferencë p...
-
Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi pas paraqitj...
-
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Pol...
-
LDK në Deçan akuzon drejtorin e Shërbimeve Publike për gjuhë fyese dhe kërcënime ndaj asamblistit Ardian Binakaj
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Deçan ka reaguar ndaj drejtorit të Shër...






























