Lajme

Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 22 November 2026

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të sqarojë nëse vazhdon të jetë në rend dite rilicencimi i kompanisë EFT, në pronësi të biznesmenit Vuk Hamoviq, raporton GazetaBlic.Ajo ka rikujtuar se vendimmarrja për vazhdimin e licencës, e paraparë në mbledhjen e 23 tetorit 2026, ishte shtyrë.

Bajrami ka kërkuar sqarime nëse kjo çështje është hequr nga rendi i ditës, pas vendimit të Qeverisë të 16 nëntorit për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.E plotë:

PYETJE PUBLIKE PËR ZRRE-në:A e keni ende në rend dite rilicencimin e EFT-së së Vuk Hamoviqit?

-Advertisement-

Më 23 tetor 2026, në rendin të ditës të mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty.Më 16 nëntor Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Prandaj, ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy