Lajme

Pejë, protestuesit lyejnë me ngjyrë të kuqe këpucët e policisë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 30 October 2026

Këpucët e zyrtarëve policorë janë lyer me ngjyrë të kuqe gjatë protestës që po mbahet në Pejë, në shenjë revolte pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.

Pamjet nga protesta tregojnë këpucët e policëve të lyera me ngjyrë të kuqe, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësi nga institucionet.

Protesta po mbahet pas rastit të rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, Albert Sylaj.

-Advertisement-

Vrasja ka nxitur reagime të shumta dhe kritika ndaj institucioneve për mënyrën se si është trajtuar rasti dhe për dështimin në mbrojtjen e viktimës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy